Mediat greke: Rama vizitë sekrete në Greqi, hëngri e piu në hijen e sheshit i vetëm (FOTO)

Mediat greke shkruajnë se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Greqi.
“Trikalavoice”, shkruan se Rama ka vizituar të enjten Trikalan, dhe më tej bën me dije se ka drekuar në restorantin “Aigli”.
Restoranti është pjesë e hotelit “Panellinion”, dhe siç raporton media, kryeministri ka drekuar i vetëm, dhe më pas ka konsumuar një kafe në hijen e sheshit.
Ende nuk ka informacion për arsyet e vizitës së kryeministrit, dhe “diskrecionin” lidhur me të. “Por, Rama e ka vizituar Trikallën edhe më parë, si mysafir nderi për komunitetin shqiptar që jeton këtu,” nënvizon media greke.
Akuzat e forta të historianit: Rama në ceremoni sekrete në Greqi
Sipas mediave greke, Rama ka pirë kafe dhe ka ngrënë drekë në një nga restorantet e njohur të qytetit Trikalla, ditën e enjte. Llalla shpjegon në një deklaratë se vizita e kryeministrit në Greqi, vetëm, pa asnjë dëshmitar, dhe pa truproja, ishte për të marë pjesë si Mbrojtës i Ortodoksisë Greke në meshën e një murgu në një Manastir.
“Ka shumë mundësi që Edi Rama në Trikalla të ketë marë pjesë në meshën e Madhe për Shën Maria, dita e 9 e Virgjëreshës Maria. Çështja është pse ai e mban të fshehtë, sepse mirë bëri që mori pjesë në këtë meshë e cila u zhvillua nga ora 9.00 -12.00. Tek e fundit Edi Rama i përket besim ortodoks dhe është Legjion Mbrojtës i Ortodoksisë Greke”, shprehet historiani dhe studiuesi Llalla.
Më tej, ai e ka sfiduar hapur kryeministrin. “Hajde Rama përgështroje nëse ta mban…”, shprehet historiani.
Nëse ky denoncim qendron, dhe Edi Rama merr pjesë në mënyrë tërësisht private në të tilla aktivitete okulte, është pak të themi, se kjo është vërtetë një gjë e rendë për të cilën ai duhet të përgjigjet.
Rama është i lirë sigurisht të ndjekë ritet fetare që dëshiron, e të ndjekë besimin e tij, por si kryeministër, ai nuk mund të marrë pjesë në ceremoni të tilla aspak transparente, pasi kompromenton rendë interesat e vendit. Edi Rama me siguri e ka një shpjegim për këtë, dhe jo vetëm historiani Llalla po mbarë publiku pret ta dëgjojë.
Foto nga hoteli ku mediat greke raportojnë se ka qëndruar Rama: