“Mos ia përto hiç”. Mirë shumë, po pse shpërdoren këto që mblidhen?

Një muaj pasi nisi aksionin e saj anti-informalitet, qeveria shqiptare i ka bërë thirrje çdo qytetari të denoncojë çdo rast abuzimi të bizneseve që nuk lëshojnë kupon tatimor.

Kryeministri Rama ka prezantuar në rrjetet sociale, aplikacionin “STOP INFORMALITETIT”, ku ka ftuar qytetarët të denoncojnë këdo që i shmanget detyrimeve në shtet.

“Mos ia përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon ryshfet”, ka deklaruar Rama duke garantuar të gjithë qytetarët se denoncimi i tyre do të jetë i fshehtë dhe konfidencialiteti do të jetë 100% i garantuar.

Pak orë pas krijimit të aplikacionit, kryeministri ka njoftuar se janë mbledhur 59 denoncime, duke paralajmëruar se toleranca për abuzuesit do të jetë zero.

Rama thotë shteti s’ka lekë dhe ka nisur një fushatë e re gjobash.

Por ndërkohë zbulohet se koncesionet janë faturuar dyfish.

Miliona euro që mblidhen nga këto fushata gjobash që nervozojnë ekonominë e vogël dhe të mesme, shpërdorohen ose vidhen me një dorë të vetme me koncesionet që u jepen bizneseve të mëdha afër politikës qeveri-opozitë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT