Ndalohen për herë të parë në Shqipëri 20 irakianë

20 irakianë, 12 prej tyre fëmijë janë ndaluar në kufirin me Greqinë, në hyrje të territorit shqiptar.

Emigrantët klandestinë kishin si qëllim kalimin trazit në Shqipëri për të shkuar drejt vendeve të perëndimit.

Ata janë zbuluar nga patrullimi i përbashkët i policisë kufitare shqiptare dhe ajo FRONTEX në kufirin e gjelbër.

Bëhet e ditur se kjo është hera e parë që një grup irakianësh ndalohen në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT