Nuk respektonin radhën në doganë, turistët francezë u japin një “mësim” shoferëve

Ditën e djeshme, në pikën kufitare të Hanit të Hotit është regjistruar një fluks i madh automjetesh që prisnin në radhë.
Të gjendur përpara sjelljeve të shoferëve shqiptarë, që nuk respektonin radhën, disa turistë francezë kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar.
Kjo është një problematikë e cila është kthyer në një normalitet në doganat shqiptare.
Teksa shumica e shoferëve zgjedhin që të ankohen brenda makinës së tyre, të nervozohen apo t’i bien borive, duke sjellë edhe më tepër përkeqësim të situatës, turistët francezë kanë dhënë shembull të një reagimi qytetar.
Francezët kanë veshur jelekët e verdhë, që janë të detyrueshëm të mbahen në makinë, duke bllokuar kalimin e mjeteve në korsinë tjetër.
Kjo gjë ka nervozuar shoferët shqiptarë, pasi shkaktoi më shumë trafik nga çfarë ishte, megjithatë duhet thënë që mesazhi u përcoll.