Pasioni i fortë për “sportin popullor” të grabitjes së objekteve arkeologjike

Ekskluzivisht nga Marin Mema per “Zgjohu Shqiptar” –  Grabitja e objekteve arkeologjike është kthyer thuajse në një sport popullor. Për të dalë në këtë përfundim mjafton të flasësh me ata arkeologë që nuk janë bërë pjesë apo nuk janë përfshirë në rrj6ete të dyshimta trafikantësh. Është fakt se ka edhe profesionistë të fushës që kanë ndihmuar kërkuesit ilegal apo kanë bashkëpunuar në mënyra të ndryshme me ta.

Sot mjaft zona arkeologjike janë plotësisht të pambrojtura dhe pasuritë e nëntokës po trafikohen në ditën për diell. Askush nuk mban pērgjegjësi, teksa përdoruesit e aparaturave “metal-detektor” kanë kapur shifra ekstreme.

Kala, qytete, vende arkeologjike, e mësë shumti tumat ilire, por edhe objektet e kultit kanë rënë pre e kërkimeve ilegale. Objektet përcillen më pas përtej kufririt në Greqi, ku koleksionstët apo muzeumet private i blejnë për shuma qesharake, në krahasim me vlerën e tyre të vërtetë.

E askush të mos mendojë se këta grabitës të pasurive arkeologjike shfaqen vetëm në zona të thella. Janë të shumta gropat dhe dëmtimet që mund të dallohen lehtësisht edhe në hapësira arkeologjike pranë rrugëve kombëtare.

Mungesa e ruajtjes, marrjes së masave dhe shpesh bashkëpunimi i strukturave e ka kthyer Shqipërinë prej mëse 28 vitesh në një hapësirë ku krime të tilla nuk kanë të ndalura.

Është e frikshme të mendosh se çfarë dëmi është shkaktuar për historinë dhe trashëgiminë, por akoma më e frikshme është sesi organet përkatëse nuk kanë marrë ende asnjë masë të vërtetë, ndërsa Shqipërisë i zhvaten vlera të rralla.


Back to top button
LAJMET E FUNDIT