Përdhoset memoriali turk në Tiranë, lihet shënim: I përket ish-pushtuesve

Pasditen e kësaj të diele, persona të panjohur kanë përdhosur memorialin turk të ngritur te Liqeni Artificial, duke hedhur aty letra higjenike.

Ata kanë lënë dhe një shënim ku thuhet:

“Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky monument nuk na përket neve, i përket ish pushtuesve tanë”.

Memoriali për të vrarët e dy viteve më parë në Turqi, pas grushtit të shtetit atje, ka shkaktuar shumë reagime në Tiranë.

Ndërkohë, kundërshtive nuk i është bashkangjitur opozita, pasi ajo vetë i ka dhënë një “ok” ngritjes së memorialit, duke çuar atë ditë aty përfaqësuesin e saj, Kreshnik Çollakun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT