Plehrat në plazhe? Sipas KM edhe ato do zhduken “me ligjin e ri”. (Tani për tani pastrohen po t’i çosh mesazh në cel KM-së)

Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa thotë se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri dhe me ndihmën e pushuesve.

Ai ndan edhe një mesazh i cili denoncon këtë rast.

Kreu i qeverisë paralajmëron se me ligjin e ri për administrimin e vijës bregdetare nga qeveria, sezoni i ri do jetë pa plehra.

“Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet.

Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT