Pompeo – Vuçiqit: Dialogu me Kosovën të përfundojë me njohje reciproke

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka takuar në New York presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku temë kryesore ka qenë Kosova. Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, Sekretari Pompeo ka porositur që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë e i cili do të përfundonte me njohjen mes të dyja vendeve. Në anën tjetër, Aleksandër Vuçiq i ka thënë Sekretarit Pompeo, se ‘Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut, në momentin që Prishtina heq taksën e vendosur ndaj produkteve serbe’. Dyshja po ashtu kanë folur për të ardhmen ‘evropiane të Serbisë si dhe për rëndësinë e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë’.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka thënë presidentit serb Aleksandër Vuçiq se inkurajon Serbinë të fokusohet në strategjinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe në rifillimin e dialogut me Kosovës, bën të ditur, Departamenti i Shtetit, shkruan Periskopi.
Pompeo dhe Vuçiq kanë diskutuar për vizionin bilateral për stabilitetin, sigurinë dhe perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe vazhdimin e mbështetjes së ShBA-së për të ardhmen evropiane të Serbisë.
“Sekretari Pompeo inkurajon Serbinë që të fokusohet në strategjinë e vazhdimit të reformave si dhe të rifillojë dialogu me Kosovën në mënyrë që të normalizohen raportet mes të dyja vendeve dhe që do të përfundonte me njohje reciproke”, thotë Departamenti i Shtetit në komunikatë.
Ja edhë komunikata e plotë e Departamentit Amerikan të Shtetit, nga takimi Pompeo – Vuçiq:
“Sekretari Michael R. Pompeo takoi sot në New York presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Sekretari Pompeo foli për raportet e ngushta mes ShBA’së dhe Serbisë. Sekretari dhe Presidenti Vuçiq diskutuan për vizionin bilateral në stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vazhdimin e mbështetjes së ShBA-së për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Sekretari Pompeo, inkurajoni Serbinë që të fokusohet në këtë pikë duke realizuar reformat e nevojitura si dhe të rinisë dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve e që do të përfundonte me njohjen reciproke. Sekretari ka potencuar se të dyja palët duhet të shmangin provokimet që mund të dëmtojnë procesin e normalizimit si dhe të tregojnë shpirt fleksibiliteti për të siguruar një marrëveshje që do të mënjanonte ngecjen e të dyja vendeve.”
Ndërkohë, Pompeo ka potencuar se ‘të dyja palët duhet të heqin dorë nga provokimet në mënyrë që procesi të normalizohet sa më shpejt si dhe në këtë process, të tregohet një ‘shpirt fleksibiliteti’ në mënyrë që të arrihet marrëveshja e nevojshme për të dyja vendet.
Gjatë takimit mes Vuçiq – Pompeo, sekretari amerikan i Shtetit ka folur për ‘marrëdhëniet e ngushta Serbi –SHBA’, thotë komunikata e Departamentit të Shtetit.
Pompeo më herët ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter një fotografi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ku ka shkruar se ‘normalizimi i raporteve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen për Serbinë si dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor’.
Pompeo dhe Vuçiq janë takuar në Neë York në jnë drekë pune në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për situatën në Lindjen e Mesme.
Pas takimit me Pompeon, Vuçiq ka thënë se ai beson që ‘Amerika duhet të luajë rol më të madh në zgjidhjen e problemeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor’.
“Sa më përket mua, unë kam kërkuar në mënyrë më të thjeshtë dhe më të sinqertë, që administrate amerikane të ushtrojë një ndikim më të madh te shqiptarët e Kosovës që të heqin taksën që kanë vendosur para një viti. Nuk ka asnjë dyshim që ne kemi mbështetjen amerikane, sepse ata na duan neve, duke besuar se vazhdimi i dialogut me Prishtinën është tejet i rëndësishëm”, ka thënë Vuçiq.
Sipas Vuçiqit, ‘posa Prishtina ta heq taksën që ka vendosur ndaj produkteve serbe, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut”.
“Kam thënë se Serbia është e gatshme – pavarësisht agjendës së saj të brendshme politike – që kur ata ta heqin taksën ne do të vazhdojmë dialogun. Nuk ka rëndësi se cili është çmimi që do të paguajmë. Thash se jemi të gatshëm të bisedojmë dhe të shohim nëse ka hapësirë për ndonjë zgjidhje dhe këto zgjidhje nuk do të jenë të kënaqshme për asnjërën palë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq thotë se ia bëri me dije Pompeos se ‘shpreson që Amerika e kupton se e ardhmja e rajonit varet nga marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve pasiqë janë dy kombet më të mëdha në Ballkan’.
“Le të gjejmë argumente për të ndërtuar paqe për popujt tonë sa më shpejt që është e mundur. Gjithashtu, kam folur edhe për rëndësinë e ruajtjes së vendeve tona të shenjta si kishat dhe manastirët në Kosovë”, ka thënë Vuçiq