Presidenti impresionohet nga nxënësit me inteligjencë mbi mesataren nga Kosova

Këtë të premte, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me një grup nxënësish nga Prishtina.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, presidenti është shprehur i impresionuar nga takimi dhe ka theksuar  se të rinjtë duhet të mbështeten në mënyrë të pakursyeshme në ambiciet që kanë për dijen dhe shkencën, pasi ata do të jenë liderët e së ardhmes.

Postimi i Presidentit:

“I impresionuar nga bashkëbisedimi që pata sot me disa nga fëmijët me inteligjencë të jashtëzakonshme të Institutit “ATOMI” – Prishtinë. Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë më të vëmendshme për mbështetjen e këtyre të rinjve, si një mundësi e shkëlqyer për progres shoqëror, por edhe për prezantimin me dinjitet të vlerave të kombit shqiptar, në përpjekjet për të kapur majat e shkencës, teknikës dhe teknologjisë botërore. Me bindjen se do ta realizojnë maksimalisht veten, u urova shumë suksese, besimplotë se do të jenë disa nga liderët tanë të së ardhmes në shumë fusha!”.

e.ll./dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT