Presidentja kroate flet për luftën me serbët: Doja një pushkë t’i qëlloja, por pastaj kuptova…

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, duke folur për 24 vjetorin e operacionit “Stuhia” tha se vriste ndërgjegjja në luftën e viteve 1990 dhe se dëshironte të kapte armët dhe të shkonte në fushën e betejës.
Duke folur për luftën mes Kroacisë dhe Serbisë, Kitaroviç tha:
“Më me qejf do të kapja pushkën dhe do të shkoja në fushën e betejës, por kuptova se lufta nuk kishte të bënte vetëm me plumbat”, tha Grabar Kitaroviç, duke theksuar se ishte e vetëdijshme se kishte një detyrë shumë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Siç tha ajo, ndërsa punonte si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, u përpoq që aksioni “Stuhia” të kuptohej si një veprim i ligjshëm ushtarak.
Operacioni “Olluja” apo “Stuhia” (në shqip) zgjati prej datës 4 gusht deri me 7 gusht të vitit 1995.