Qytetari ia përplas shëndetësinë në fytyrë Manastirliut: Po na detyrojnë të blejmë ilaçe nga Serbia

Vendi ynë përballet me probleme të mëdha në sfera të ndryshme të jetës, por ndër më kryesorët është niveli skandaloz i Shëndetësisë.

Janë të pafundme rastet kur qytetarë të shumtë kanë denoncuar në media se çfarë heqin për të marrë një ndihmë mjekësore.

Përveç rasteve të korrupsionit që manifestohen gjerësisht në spitalet publike, qytetarëve shqiptarë iu duhet të përballen edhe me mungesën e shumë medikamenteve.

Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon mungesën e medikamenteve që shërbejnë për kimioterapi tek Onkologjiku në QSUT.

Sipas qytetarit, prej disa kohësh pacientët detyrohen të blejnë kimioterapinë që vjen nga Serbia, ndërsa thekson se spitali ka vetëm shiringat.

E sikur të mos mjaftonte kjo, analizat para dhe pas kimioterapisë, duhet t’i bëjnë tek spitalet private, pasi mungojnë në QSUT.

Më tej, qytetari shton se edhe ilaçet që aplikohen pas kimioterapisë, i blejnë në farmacinë që iu rekomandojnë mjekët.

Mesazhi i plotë:

Ju lutem publikojeni se ndoshta e vejne doren ne zemer kriminelet! Ka disa kohe qe detyrohemi ta blejme kete kimioterapine qe vjen nga Serbia nga 100 euro seanca sepse mungon ne spitalin Nene Tereza Tirane Onkologjiku prej kohesh! Vetem shiringat ka spitali, analizat para dhe pas kimios te privati na cojne , edhe ilacet pas kimios dhe para te farmacia na dergojn ti blejme! Ju lutem anonim se keta edhe te të semuret me kancer hakmerren!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT