Rama: Sipërfaqja e Teatrit nuk preket, i shtohen 8000 metra katrorë

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në të cilin tregon degradimin aktual të Teatrit Kombëtar.

Krahas saj, në postimin e tij pasditen e së enjtes, Rama ka zbulon arsyet, se pse, sipas tij, godina e Teatrit nuk mund të riparohet apo rikonstruktohet. Ai shprehet se materiali i përdorur nuk ia lejon këtë.

Kryeministri Rama shton se brenda sipërfaqes së Teatrit nuk do të ndërtohet nga privati, përkundrazi nëpërmjet  projektit të ri teatrit do i shtohen edhe 8 mijë metra katrorë sipërfaqe.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Sipërfaqja e Teatrit Kombëtar jo vetëm që nuk preket, por i shtohen edhe 8.000 metra katrorë! Populiti, materiali me të cilin është ndërtuar ky teatër, as nuk mund të riparohet e as mund të rikonstruktohet. Tiranës i duhet, dhe do të ketë, Teatrin Kombëtar që meriton!

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/985013495163240/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT