Sa kushton zyra dhe biletat e Ramës, sipas atij që në marrëveshje me Ramën mori 15 milion euro të atyre që u qan hallin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi të publikuar në “Facebook”, thotë se “në 6 vite, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni”.
“Rama është një hajdut, që jeton mes luksit me para publike. Zyra e tij kushton 5.5 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në video-mesazhin e kreut të PD, i cili njihet vetë si miliarder me pasuri të pashpjeguara e që për më tepër në marrëveshje me Ramën mori 15 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë për një pallat të ndërtuar me falsifikime dokumentash në bregdetin e Vlorës.
“Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur. Miliarda janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme. Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politike është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve” – thotë Basha.