Shkëmbimet me vendet e BE-së, 72,2 % të të gjithë volumit tregtar

Shqipëria po zgjeron hartën e shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Europian (BE).
Instituti i Statistikave bën të ditur se shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian zënë në total (eksport-importe) 72,2%, të gjithë tregtisë.
Sipas INSTAT, në muajin Korrik 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 83,8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 66,7% të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë janë Italia me përqindjen më të lartë të tregtisë që kryen në 38,6%, Greqia me 8,1%, Gjermania me 6,9%, ndërsa po zgjerohen shkëmbimet tregtare me Kinën.
Shkëmbimet tregtare, për shtatëmujorin e parë 2019, me vendet e BE zënë 77,3% të gjithë tregtisë.
Në periudhën Janar – Korrik 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 90,6% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 70,9% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë për periudhën shtatëmujore janë Italia me 40,2%, Greqia me 8,7%, Kina 8,2% dhe Gjermania 7,3%.