Shqiptarët ngrihen në protestë për të mbrojtur “Malin e shenjtë”

Ditën e djeshme i Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e Malit të Tomorrit “Park Kombëtar”.
Kjo gjë ka sjellë reagime të shumta. Gjatë paradites së sotme me dhjetëra banorë janë ngritur në protestë.
Në duar ata mbanin pankarta ku shkruhej:
Mos ma prek Tomorrin”,”Tomorri park natyror”, “Do ju përgjigjet vetingu dhe Jo shkatërrimit të malit”.
Banorët kanë kërkuar rrëzimit e vendimit të Gjykatës Administrative.
Kujtojmë këtu se “mali i Tomorrit” është një prej vendeve me bukuri përrallore në vendin tonë.
Kujtojmë këtu se mali i Tomorrit njihet si një “mal i shenjtë”. Çdo vit aty zhvillohet pelegrinazh.
Aty ndodhet edhe Teqeja Abaz Aliut. Çdo vit në këtë vend shkojnë me mijëra persona.