Shqiptari nga Shkupi me plis në kokë në organizimin e Mbretëresha Elizabetë (FOTO)

Shqiptari nga Shkupi, Përparim Ajdini i cili jeton dhe vepron në Skoci, javë më parë ishte pjesë e një eventi të rëndësishëm të organizuar nga Mbretëresha Elizabetë e Anglisë, shkruan “Zëri.info”.
Ky event organizohet çdo vit në “Holyrood Palace” nga mbretëresha e Anglisë. Në këtë organizim ftohen të gjithë biznesmenët e njohur.
Fatin për pjesëmarrje në këtë organizim e kishte edhe shqiptari Përparim Ajdini, i cili përmes llogarisë së tij në Facebook ka shpërndarë fotografi të momenteve të këtij eventi.
Në fotografi ai shihet edhe me simbolin shqiptar, plisin të vendosur në kokë. /Zëri 







