SKANDAL/E bija e anti-shqiptarit serb, zgjidhet keshilltare bashkie në Shkodër nga PS (VIDEO)

Lëvizja “Zgjohu Shqiptar” ditën e sotme ka ngritur shqetësimin për misionin edhe direktivat që mund të ketë marrë për të realizuar disa projekte anti-shqiptare në bashkinë Shkodër një keshilltare e re e sapo emëruar.
Behët fjale për të bijën e anti-shqiptarit serb Pavlo Jakoja (Brajovic), i cili prej shumë vitesh punon kundër interesave të Shqipërisë, tashmë është keshilltare në bashkinë e re të qarkut Shkodër. Ajo ishte kandidate për keshillin bashkiak për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019 në qarkun Shkodër, propozuar nga Partia Socialiste.
Daniela Jakoja, është vetem 26 vjece dhe ku të bie në sy nga cv-ja e saj që të gjithë formimin e saj e ka marrë në serbi, aty ku ka kryer edhe studimet në universitetin e Beogradit për degën e gjuhës serbe, raporton Lëvizja “Zgjohu Shqiptar”.
Por ajo që ështe më shqetesuese, janë veprat e shumta anti-shqiptare të babait të saj dhe ku duket se e bija e ka marrë këtë post për të vënë në jetë zyrtarisht projektet e të atit. Po cilat janë këto vepra anti-shqiptare të cilat e kanë dëmtuar rëndë Shqipërinë apo dhe qetësine e saj?
Jo më larg se një vit më parë priftit malazez, Radomir Nikçeviç, i cili nga Shkodra u shpreh se Kosova është Serbi, provokuan jo pak (“>VIDEO këtu). Me të njëjtin qëndrim vazhdon të jetë edhe Shoqata e pakicës kombëtare serbomalazeze “Moraça-Rozafa” në qytetin e Shkodrës.
Nëpërjmet telefonit i kontaktuar nga disa media, kryetari i kësaj shoqate, Pavlo Jakoja (Brajovic), u shpreh se Kosova në bazë të ligjeve ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është tokë serbe dhe si e tillë, deklaratat e klerikut Nikçeviç janë me baza.

Jakova u shpreh gjithashtu se në Kosovë janë me dhjetra objekte kulti kishtare të cilat kanë origjin serbe. Ndërkohë, prej qindra vitesh vazhdojnë të prehen mijëra serb në këto toka. Gjate gjithe aktiviteteve qe shoqata e tij ka realizuar, ka qene me fokus kryesor nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptareve dhe ngritjen ne pidestal te serbeve,
Sipas deklaratës së Lëvizjes “Zgjohu Shqiptar”, një pjesë e aktiviteteve të tjera janë të publikuar fare qarte edhe në dokumentarin e Marin Memës kohët e fundit, “Rrethimi i Shkodrës”. Pas varrezave të ushtarëve grekë në jug, një skenar thuajse i njëjtë po zbatohej edhe në veri të vendit me ata serbo – malazezë me ne krye organizatorin Pavlo… Ne ate kohe seksioni i Anti-terrorit në policinë vendore të Shkodrës ngriti një akuzë për nxitje të urrejtjes etnike dhe kërkoi që të ndiqet penalisht Pavlo Jakoja si përfaqësues i shoqatës Rozafa Moraça.
Gjyqtarja Izabela Radovani pyeti Antiterrorin duke i thënë se prokuroria pretendon se policia s’mund të jetë kallëzuesi por specialistët e Antiterrorit deklaruan se ata janë kallëzuesi dhe se kanë kryer të gjitha aktet e duhura proceduriale. Më përpara në seancat e tjera për këtë ceremoni përkujtimore të ushtarëve serbo-malazez që erdhën para 106 vitesh si pushtues ka patur një përplasje mes prokurorisë dhe Antiterrotit në gjykatën e Shkodrës ndërsa ende nuk ka një vendim nga gjykata për të nisur ose jo hetimet nga ana e prokurorisë.