SPAK-u ngrihet në tetor, qeveria përcakton buxhetin për 2019

Qeveria ka miratuar buxhetin fillestar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2019.
Buxheti do të jetë 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit 2019.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ngarkohen për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi.
KLP ka deklaruar se në fillim të tetorit SPAK do të jetë gati.