Të gjithë në jug, rinia shqiptare indiferente ndaj krizës politike

Shqipëria prej disa muajsh po kalon një krizë të pazakontë politike, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për rininë shqiptare.
Ajo ka zgjedhur të argëtohet në plazhet e bukura të jugut, duke larguar vëmendjen nga problemet reale të vendit. Ndoshta të lodhur nga politika, ndoshta nga mosbesimi, ata kanë hedhur pas krahëve mungesën e Gjykatave, Parlamentin e gjymtuar, zgjedhjet njëpartiake, opozitën që ka dalë në rrugë dhe kanë zgjedhur të argëtohen.
Plazhet e jugut janë mbipopulluar nga rinia. Mes detit, argëtimit dhe jetës së natës, rinia në Shqipëri po injoron plotësisht krizën që ka pushtuar jo vetëm politikën shqiptare por gjithë vendin, edhe në këto muaj vere.
Kush ka foton më të bukur, kush po pi pijen më “IN” të momentit apo kush ka marrë më shumë pëlqime, mbetet meraku më i madh i verës për rininë shqiptare.