VIDEO: Nisin punimet për stadiumin e ri në Kukës, çmontohen stolat dhe fusha me bar artificial

Kanë nisur prej disa ditësh punimet për stadiumin e ri të Kukësit.
Kompania nënkontraktore ka hequr fushën me bar artificial, e cila ishte në gjendje të degraduar, ndërsa procesi vijon me çmontimin e stolave te vjetër.
Punimet kanë prekur edhe pjesën rrethuese të fushës, me heqjen e murit.
Edhe instalimet elektrike po hiqen, për t’i hapur me pas rrugën shembjes së tribunave të vjetra.
Stadiumi i ri i Kukësit do të ketë kapacitet 8 mijë vende.
“Video gjatë punimeve për
rikonstruksionin e
stadiumit “Zeqir Ymeri”
Pas muajsh zhvillojmë ndeshjet Kombëtare dhe ato kontinentale në Kukës
”- shkruan klubi i Kukësit teksa poston videon. (TemA)