Vuçiç: Lista Serbe duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës në 6 tetorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Lista Serbe (subjekt politik i serbëve të Kosovës) duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që “të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve”.

Sipas tij, serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre.

Vuçiç paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë.

Zgjedhjet në Kosovë mbahen më 6 tetor.

Deri më tani, komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.

Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti ka patur 9 nga 10 deputetët serbë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT