“21 Janari të shpallet festë kombëtare”, zbulohet kërkesa opozitës drejtuar Kuvendit

22 deputetë kanë kërkuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë që data 21 Janar të shpallet festë kombëtare pasi përkon sipas tyre me ditën kur nisën punimet për Kongresin e Lushnjes në vitin 1920.

Ndërkohë që projektligji është paraqitur nga “opozita e re”  dhe është firmosur nga 22 deputetë, kjo datë është memorizuar ndryshe për shumicën e shqiptarëve pasi më 21 janar të vitit 2011 përpara Kryeministrisë mbetën të vrarë 4 protestues, dhjetëra të tjerë u plagosën, me qindra u torturuan në komisariatet e vendit më pas.

Drejtësia u manipulua, premtimi për ndëshkim u harrua sapo ish-opozita e pagëzuar si Rilindje erdhi në pushtet.

Më herët ka qenë Berisha që ka tentuar paralelizëm dhe konfondim me dy datat në kërkim të një simbolike të fortë për t’iu kundërvënë protestës së 21 janarit 2011.

Ndonëse librat e historisë së Shqipërisë thonë se ky kongres u zhvilluan nga 28 deri më 31 janar 1920, sipas Berishës, Kongresi i filloi përgatitjet që më datë 21, e njëjta datë që shfaqet tani në këtë nismë në Kuvend që të le pa frymë.

Nuk ka asnjë reagim deri tani nga mazhoranca për këtë provokim irritues dhe të turpshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT