42 mln euro për Reformën në Drejtësi, Soreca optimist për integrimin

42 milion euro do të financohen për zbatimin e Reformës në Drejtësi pas nënshkrimit të marrëveshjes, IPA 2018, mes Këshillit të Ministrave dhe Komisionit Europian.

Në një konferencë për shtyp, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh se kjo marrëveshje u arrit në një proces të rëndësishëm të fazës së integrimit.

“Në tetor mund të thuhet një fjalë e mirë për të ardhmen e Shqipërisë. E rëndësishme është prania e Tusk këtu. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje vjen në një moment të rëndësishëm. Besoj se Shqipëria ka pasur një ecuri shumë të mirë.

Topi kalon në kampin e Këshillit Europian. Jemi në një moment shumë të rëndësishëm, Reforma në Drejtësi do të sjellë ndryshime të forta.

Implementimi i plotë i reformës do të vijojë, pasi është e ardhmja e Shqipërisë. Javët dhe muajt  e ardhshëm do të jenë thelbësore për vendin, pasi do të ngrihet SPAK dhe byroja”, ka thënë Soreca.

Ai theksoi se BE ka kërkuar nga partitë politike që të bashkohen në dialog.

“Gjithë politikanët duhet të përfshihen në dialog për të çuar në hapje negociatash. Shumica e qytetarëve kanë dëshirë të integrohen në BE”, u shpreh Soreca.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT