Albin Kurti: VV fituese në zgjedhjet e 6 tetorit, dëshiroj të bashkëpunoj me Ditmir Bushatin

Albin Kurti është i bindur se Vetëvendosje e ka rrugën e hapur dhe marshon e sigurt drejt 6 tetorit.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora me gazetaren Sonila Meço, Kurti  pret i qetë deri në shpalljen e rezultatit zgjedhor por ka këtë bindje:

“Do të jemi me siguri të parët, do të na nevojitet dhe dikush për partner”.

Bindjen nuk e ka të mbështetur thjesht në përceptim, por statistika.

Albin Kurti: Sondazhet na nxjerrin të parët ne prej kur Mustafa është rizgjedhur kryetar për arsye se në atë kohën për shkak se fraksione të ndryshme brenda LDK besonin se njeriu i tyre do të bëhet. Tash na nxjerrin të parët.U bënë atëherë 12 parti  bashkë që të na ndalin tani ato janë shkapërderdhur dhe ne e kemi rrugën hapur.Nuk janë më.

Për fushatën po kujdeset jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në Tiranë.

Kurti është pyetur nëse do të jetë deputeti socialist, Ditmir Bushati, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, nëse kjo do të kalonte nga OJF në një parti politike? Kreu i Vetëvendosjes deklaroi se do dëshironte të bashkëpunonte me të.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Para disa ditësh aludohej se kreu i VV në Tiranë në rast se ajo do të shndërrohej nga një  OJF do të jetë zoti Ditmir Bushati. Spekulim?

Albin Kurti: Unë nuk di që zoti Bushati, për të cilin kam shumë respekt është bërë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Qendra e Vetëvendosjes këtu në Shqipëri e ka autonominë e vet. Nuk ua kam zgjedhur unë as Enisul Starovën drejtor bordi, as drejtor organizate Bojken Abazin, as Hysamedin Ferrajn, Elvis Hoxhën e Orges Hazizajn e shumë të tjerë.

Gazetarja: Mund të jetë momentumi kur një lëvizje prej Kosove të ketë një lider prej Shqipërie apo e kundërta?

Albin Kurti: Nuk e dyshoj që mund të ketë qenë me qëllim të mirë, por i përket organizatës dhe aktivistëve këtu të vendosin  se si do të ecin tutje dhe me kënd. Unë besoj se më shumë është lajm interesant sesa studim analizë, apo informacion i ndokund.  

Gazetarja: Ju do të kishit dashur ta kishte Bushatin në Vetëvendosje?

Albin Kurti: Unë dëshiroj të bashkëpunoj me të, por se çfarë forme merr ajo nuk më përket mua.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT