Ambasada e re, shenjë se Amerika e ka “përzemër” Kosovën, pamje mahnitëse brenda saj (VIDEO)

Lokacioni prej pesë hektarësh në lagjen “Arbëria” rrethohet me një varg ndërtesash të ndryshme për nga lartësia, materiali ndërtimor dhe përdorimi. Duke parashikuar një lagje më kohezive në të ardhmen, institucionet vendore ia ofruan Qeverisë amerikane mundësinë që ta përdorë lokacionin si udhëzues planifikimi urban, i cili do të shfrytëzohet nga zhvilluesit në parcelat ngjitur Ambasadës.
Në këtë frymë, godina e realizuar nga arkitekti Dejvis Brodi Bond, paraqet jo vetëm idealet diplomatike të SHBA-së, por edhe synon që ta përmirësojë misionin e saj duke ofruar një shembull të sigurt, të qëndrueshëm dhe të avancuar teknologjikisht të arkitekturës, inxhinierisë dhe dizajnit urban amerikan, shkruan Koha Ditore.

