Ambasadori italian: T’i hapen tani negociatat Shqipërisë! Nuk ka arsye për kushte të reja

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të vënë kushte të reja për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, duke vënë theksin edhe në problemet që duhen zgjidhur.

Nga Gjirokastra, destinacioni i aktiviteteve që po mbahen në kuadër të javës për zhvillim të qëndrueshëm, ambasadori Cutillo shtoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE duhet të fillojë.

Cutillo theksoi: “Zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos problemin e Reformës Zgjedhore. BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tani”./TCh

Back to top button
LAJMET E FUNDIT