Berisha i la Ramës përgjues në tavolinën e mbledhjeve të qeverisë?

Paraardhësi i Ramës në zyrën e KM ka publikuar dje denoncimin e një qytetari, sipas të cilit Rama ka dhënë urdhër që të ndalohen smartfonët në ushtri.

Parardhësi gjithashtu shkruan se Rama, është i pari shef ekzekutivi në botë, që ka publikuar listen e oficereve te SHISH, gjë e cila sipas tij në çdo vend të botës është “top sekret”.

Por ajo që bie në sy në postimin e të pandëshkuarit është një paragraf ku shkruhet:

“Miq, nga data 3 shtator Edvin Mafia ka urdheruar ndalimin e smartfonave ne ushtri. Ai eshte ne psikoze fobie te thelle. Gjashte vite me pare Edvin Fobia urdheroi prerjen e kabllos dhe shkuljen e kompjutereve nga salla e mbledhjeve te KM sepse sipas tij sistemi i informatizimit te saj vendosur ne kuadrin e sistemit te qeverise dixhitale mund te shfrytezohet nga sherbimet e huaja inteligjente…”

Çfarë ka patur në sallën e mbledhjeve të qeverisë që i ka mbetur fiksim ende pas 6 vitesh Saliut?

A ka lënë nga pas ish-kryeministri përgjues për kryeministrin?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT