Bilanci paraprak: 132 të lënduar, 369 banesa e 53 pallate të dëmtuara

Fatmirësisht tërmeti i së shtunës nuk ka shkaktuar viktima, megjithatë dëmet materiale dhe persona e lënduar nuk kanë munguar.

Sipas informacioneve paraprake zyrtare nga shtabi i emergjencave dhe Ministria e Shëndetësisë, 132 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Durrësit dhe të Tiranës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet.

Pjesa e madhe etë lënduarve kanë lënë spitalet. Vetëm 10 prej tyre po marrin shërbimin mjekësor për momentin, 7 në spitalin e Traumës në Tiranë dhe 3 qytetarë në spitalin e Durrësit – raporton Klan.

Lëkundjet e forta shënuan dëme shumta në banesa dhe biznese, kryesisht në Durrës dhe Tiranë.

Deri tani numërohen 569 banesa dhe 53 pallate të dëmtuara. Raportohen edhe dëme në 5 shkolla, në një qendër shëndetësore, 4 automjete, një kabinë elektrike dhe 1 urë të varur.

Shtabet e emergjencave, në koordinim me të gjitha bashkitë e vendit kanë dalë në terren për të evidentuar të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT