Deputeti i ri pasi shastiset nga “ballkonet e Silvanës” e fut në tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore

Mazhoranca, opozita ‘brendaparlamentare’ dhe ajo ‘jashtëparlamentare’ kanë marrë pjesë ditën e djeshme në tryezën e diskutimit për Reformën Zgjedhore, të thirrur nga OSBE dhe me prezencën e ambasadorit Bernd Borchardt.
Në tryezë kanë marrë pjesë dhe “aktorë të tjerë jopolitikë” siç u prezantuan nga partitë e ftuara që i sollën me vete.
Një prej këtyre ‘aktorëve jopolitikë’ është dhe ish-miss Shqipëria Silvana Bushati.
Lajmin e dha deputeti dhe kreu i Partisë Konservatore Albania Kujtim Gjuzi, i cili thotë se në tryezën e OSBE ka qenë edhe “nënpresidentja e Akademisë Kombetare Konservatore Albania”.
Pak ditë përpara tryezës, në kanalin televiziv TCH, Kujtim Gjuzi tha se nuk e njihte vajzën, por ama nuk u kursye në komplimente.
I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” bashkë me Silvanën, deputeti Kujtim nuk e përmbajti veten:
“Vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme tek femrat”, tha ai gjatë emisionit.
Mesa duket “ballkonet” e Silvanës e kanë shastisur deputetin aq sa e ka bërë rrufeshëm “nën/presidente të Akademisë Kombetare Konservatore Albania” dhe prej aty menjëherë në tryezën e OSBE.
Madje Silvana ishte në pozicion jo dosido, por krah Pandeli Majkos.
Fotot janë shpërndarë me krenari po nga deputeti Kujtim ndoshta për të treguar se tryeza e bisedimeve ishte plot me personalitete.
Pas këtyre lajmeve në media, deputeti ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ai sqaron se “nuk gjuan kollaj” dhe se e kemi detyrim “t’u japim suport të rinjve” madje sugjeron të pyetet “presidenti” i “nënpresidentes”.
Postimi i plotë i Gjuzit:
“Sqarim publik.
Deputeti Ec. Kujtim GJUZI nuk gjuan kollaj.
Konservatoret kane detyrim Ligjor te japin suport te rinjve ne Politike, sidomos e aq me shume personazheve te njohur ne boten e Artit, Spektaklit kultures kristiane e me shume. Une personalisht njihem per perkrahes per ashtin e kombit te qytetareve qe ruajten etnogjenezen shqiptare. ( komuniteti katolik dhe ortodoks )
Doktoreshe stamatologe Silvana Ndue Bushati është prej 33 ditesh e propozuar si nën presidente e Akademise Kombetare Konservatore Albania dhe per kete duhet ti drejtoheni ju portale presidentit doktor i shkencave Enriko Ceko, nen president Prof as. Dr. Stavri Trako dhe po ashtu Prof. Dr Roland Sahatcia.
Ju faleminderit miq dhe kundershtare gj.k dv KLM.
