Gazetari i Euronews ironizon Ramën: Po shet si fitore kushtet gjermane

Korrespondenti i Euronews në Bruksel, Jack Parrock, ka bërë një postim në ” Twitter”, ku shpreh habinë për mënyrën se si Kryeministri i Shqipërisë e pa vendimin e grupit më të madh parlamentar të Gjermanisë.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po i feston si fitore kushtet që Bundestagu votoi që t’i vendoste vendit të tij për hapjen e negociatave. Ai po falenderon Merkelin dhe po e shet atë si një vullnet të Gjermanisë për hapjen e negociatave me BE”, shkruan Parrock në Twitter

Parrock, korrespondent i Euronews bëri një shërbim disa ditor në Ballkan në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.

Ditën e djeshme, Bundestagu gjerman publikoi raportin ku theksohet se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nëntë kushte dhe pa u zgjidhur kriza politike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT