Gjermania: Reforma zgjedhore duhet të jetë prioritet absolut për klasën politike shqiptare

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri priti sot në një takim ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në “Facebook”, ku Gjiknuri shkruan se ambasadori Zingraf ka treguar interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore.

“Kjo reformë duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë klasën politike shqiptare”, ka thënë ambasadori.

Ndryshimet Kushtetuese të 2008 bazuar në paktin famëkeq Rama-Berisha kanë bllokuar demokracinë e brendshme në partitë shqiptare, kanë ulur në nivele mjerane parlamentarizmib dhe kanë bërë të detyrueshëm për votuesin rotacionin mes të korruptuarve.

Vetë Gjiknuri është një ish-ministër i akuzuar për një nga aferat më korruptive të viteve të fundit, megaskandalin e Unazës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT