Ish-ministri i LSI-së: Na nxorrën nga Parlamenti, për të na futur në një hotel. I pafshi hajrin tani

Ylli Manjani ka reaguar i revoltuar, pas vendimit të opozitës për të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore.
Ish-ministri i LSI-së thotë se ky vendim është i gabuar, pasi opozita doli nga Parlamenti për të bërë tashmë takime nëpër hotele.
“Opozita e bashkuar do marrë pjesë tek reforma zgjedhore, që do diskutohet në një hotel në Tiranë.
D.m.th ata që hynë në parlament, pasi u konsultuan me “familjet” dhe “aleatët”, i bie të ripranohen në partitë nga të cilat u përjashtuan.
Ata do miratojnë vendimet e marra në hotel.
Jua pafshin hajrin e tua ndjejnë lezetin!
Ky në fakt ishte dhe karremi që u hodh për të shtyrë kohën e agonisë dhe të kaosit që ka vendi i sunduar i gjithi nga një njeri i vetëm.
Ndërkohë, insistoj se zgjedhjet nuk i shkatërroi Kodi Zgjedhor as mungesa e reformës zgjedhore. Zgjedhjet i shkatërroi qeveria, policia, Kolegji, KQZ dhe llogjika politike e sundimit të Rilindjes.
Nejse, si ta kenë!
Sa më takon, vijoj të mbështes nevojën ulëritëse që ka vendi për parlament pluralist dhe për rotacion politik.
Për të tjerat, kismet”, shkruan Manjani.(TemA)