Kërkesa e PD: Qeveri tranzitore dhe dy palë zgjedhje në një ditë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se e vetmja zgjidhje e krizës politike në vend është ajo e mbajtjes së zgjedhjeve të parakoshshme.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “7pa5”, në Vizion Plus, Spaho tha se opozita do të kërkojë një qeveri tranzitore dhe mbajtjen e 2 palë zgjedhjeve, ato lokale e të përgjithshme në të njëjtën ditë.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj në lidhje me vendimin e Komisionit të Venecias për presidentin Meta, Spaho nuk e dha një përgjigje.

Ai tha se do të presë draftin e plotë me qëllim që të krijojë një ide për këtë ngjarje, ndërsa theksoi se presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje me dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sa i takon negociatave, nënkryeari i PD njoftoi se opozita dotë japë kontributin e saj dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të cënojë integrimin e vendit deri në 18 tetor.

Ai tha se vetëm pas vendimit të BE, opozita do të marrë vendim në lidhje me aksionin e saj opozitar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT