Kërkon bashkimin kombëtar, Albin Kurti ironizon flamurin e Kosovës: Duhej të ishte i kuq, por e kanë bërë lara-lara

Ndonëse sot po kandidon për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti kohë më parë nuk e pranonte flamurin e vendit të cilin synon ta drejtojë, shkruan Gazeta Metro. Se a ka ndërruar qëndrim, ka qenë temë ditëve të fundit.
Ai në Debat Plus thotë se edhe pse ngjyrat e tij janë ‘lara-lara’, e pranon dhe e respekton flamurin e Kosovës.
“Po është lara-lara nuk kam çka bëj. Nuk kanë dashtë me pas as ngjyrë të kuqe. Por e respektoj”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Kurti po thotë se nëse vjen në krye të vendin, do ta luftojë korrupsionin dhe do të bëjë investime më të mira se sa Qeveria e kaluar.