Komentatorët më të mirë shqiptarë me deklarata krejtësisht të kundërta për Kosovën e Shqipërinë

Kosova dhe Shqipëria janë duke shënuar periudha mjaft të rëndësishme në futboll, kjo për faktin se ‘Dardanët’ kanë shumë gjasa të mira të kualifikohen në Europianin 2020, ndërsa ‘Kuqezinjtë’ në kërkim të ndryshimit të gjeneratës.

Historikisht, Shqipëria ka pasur gjithnjë kombëtare të mbipopulluar nga shqiptarët e Kosovës, pasi pothuajse trungu i ekipit përbëhej nga futbollistë që vinin nga Kosova, shkruan Reporteri.net

Së fundmi, në njëmbëdhjetëshen startuese, për herë të parë pas një kohe të gjatë kishte më shumë futbollistë nga Shqipëria sesa nga Kosova.

Kjo edhe për faktin se tashmë futbollistët nga Kosova po shohin mundësi më të mira tek ‘Dardanët’ sesa tek ‘Kuqezinjtë’, pasi në të kaluarën vetëm Shqipëria ishte e pranuar në FIFA dhe UEFA.

Mirëpo, të kthehemi për atë që u bë temë diskutimi ditëve të fundit, deklaratat e dy komentatorëve më të mirë shqiptarë për Kosovën, respektivisht Shqipërinë.

Fillimisht, e kishte nisur Shakohoxha, ai i cili kishte zgjedhur fjalët më të mira për ta lavdëruar Përfaqësuesen e Kosovës, duke shpresuar edhe në kualifikim të saj për kampionatin evropian 2020.

“Kjo Kosovë është shumë e bukur, shumë spektakolare, të emocionon jashtëzakonisht shumë, kjo Kosovë nuk është zjarr, por është flakë. Kjo Kosovë është aq e bukur dhe meriton që ta zbukurojë Evropianin, nuk e di si kualifikohet përmes fazës së grupeve apo nga Liga e Kombeve. Kosovarëve mund t’ia mbyllësh të gjitha dyert, por ata përsëri do të shfaqen, ashtu siç u shfaqën si shtet, u shfaqën si Përfaqësuese, në Evropian besoj që do ta kemi një skuadër dhe shqiptarët do të jenë atje me Kosovën”, kishte thënë Shakohoxha para disa ditëve.

Kontrast nga ajo se çfarë kishte thënë Shakohoxha, komentatori kosovar Andin Lokaj kishte irrituar opinionin me deklaratat e tij kundër kombëtares shqiptare, shkruan Reporteri.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT