Kosova në ballinën e FIFA-s pas rekordit historik në renditjen e shteteve

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë vëmendjen e gjithë botës me rezultatet e fundit të regjistruara në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në muajin shtator, “Dardanët” mposhtën Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1, derisa tre ditë më vonë përkundër një paraqitje mbresëlënëse ka humbur me rezultat 5:3 nga gjysmëfinalistja e Kupës së Botës Anglia, shkruan Zëri.info.

Në paraditën e sotme, shtëpia më e madhe e futbollit ndërkombëtar FIFA ka publikuar renditjen e Kombëtareve pas ndeshjeve të fundit.

Image

Kosova në këtë renditje është ngritur nga vendi i 120-të në vendin e 119-të, që është edhe renditja më e lartë e Përfaqësueses kosovare në histori.

Për këtë ngritje, FIFA në ballinën e ueb-sajtit zyrtar ka vendosur fotografinë e futbollistëve të Kosovës duke shkruar:

“Belgjika mbetet lidere, Kosova regjistron rekordin më të lartë”.

Image

Ndryshe, në muajin tetor, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje.

Fillimisht më 10 tetor, djelmoshat e Bernard Challandes e presin Gjibraltarin në një ndeshje miqësore, ndërsa katër ditë më vonë përballen me Malin e Zi në shtëpi në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”./Zëri.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT