“Kosovë – Shqipëri pa kufij, platforma është përgatitur”

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa në një intervistë per RTV Ora deklaron se është e mundshme heqja totale e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Pjesë nga intervista
A është projekt i mundshëm heqja totale e kufijve Shqipëri- Kosovë?
“Është projekt i mundshëm, grupet e punës kanë punuar platformën e propozimit. Grupet punuese janë mbledhur 7 ditë në Durrës dhe kanë punuar rreth kësaj platforme. Ne do të angazhohemi të mbrojmë kufijtë e jashtëm, që të kemi stabilitet ekonomik, makrofinanciar dhe të mos kemi evazion fiskal dhe të ruajmë rendin dhe sigurinë e shteteve që përqafojmë. Këtë nismë e kemi kërkuar në të gjithë rajonin, dhe në të ardhmen e kemi planifikuar që të jetë një lloj liberalizimi i lëvizjes sëkirë në të gjithë rajonin”
Shengeni ballkanik, a është konsultuar Tirana me Prishtinën?
Këto konsultime kanë nisur që në mbledhjen e fundit mes dy shteteve, dhe si projekt ka dalë nga ajo mbledhje, por ne gjithsesi duhet të përgatitemi për BE dhe integrimin në BE. Në BE kufijtë nuk ekzistojnë. Duhet të përgatisim dhe të trajnojmë dhe ekipet tona që të në tardhmen të jenë të përgatitur për integrimin në BE.