“Luftuam në Beograd,na vinit nga mbrapa”, Andi Lila-Cakajt: Na hoqe pasaportat diplomatike pa shpjegim

Andi Lila, një prej protagonistëve të ekipit kombëtar që u kualifikua në Kampionatin Evropian të vitit 2016 ka denoncuar heqjen e pasaportave diplomatike për lojtarët e Kombëtares që ishin pjesë e ekipit që luajti në Kampionatin Europian të vitit 2016.

Pasaportat iu dhanë futbollistëve me motivacionin për arritje historike dhe promovimin që i bënë vendit.

Për futbollistin fajin e ka ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj.

“Sot, ministri i ri që vjen, pas tre vitesh, na hoqi pasaportat diplomatike. Kjo është një dekorim-zhdekorim. Kryeministri Rama na dekoroi, vjen një djalë i ri nga Kosova dhe na zhdekoron, e s’na thotë asgjë”, u shpreh Lila.

Disa muaj më parë qeveria bllokoi 350 pasaporta diplomatike dhe tha se ato do të jenë të pavlefshme deri në hartimin e një ligji të ri.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Kombëtares Shqiptare për ndeshjen e sotme me Islandën.

Pas seancës stërvitore, Rama zhvilloi një takim me lojtarët e Kombëtares Shqiptare.

Ai  i garantoi kuqezinjtë se pasaportat diplomatike nuk do të hiqen.

“Kush ju ka thënë që pasaportat diplomatike do të hiqen?”- i tha Rama Lilës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT