Merkel: Ja kur do ta japë përgjigjen Bundestagu për integrimin e Shqipërisë në BE!
Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim prej 30 minutash me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të integrimit të Shqipërisë bë BE. Me anë të një njoftimi zyrtar, thuhet se Bundestagu do të vendosë, në fund të shtatorit, nëse Merkel do të bjerë dakord për hapjen e negociatave.
“Kancelarja Angela Merkel priti të premten kryeministrin shqiptar Edi Rama në Kancelarinë Federale. Bisedimet e saj u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.
Edi Rama u prit nga Merkel me nderime ushtarake. Në fund të shtatorit, Bundestagu do të vendosë nëse Kancelarja Angela Merkel do bjerë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit. Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009 dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian” shkruhet në faqen zyrtare./L.F-dritare.netv
