Mike Pompeo viziton M. Veriut dhe Malin e Zi, shmang Shqipërinë?

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, do të bëjë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.
Mësohet se vizita do të bëhet në javën e parë të muajit tetor, si pjesë e një turneu diplomatik.
Në axhendën e publikuar nga DASH, thuhet se Pompeo do të vizitojë Shkupin dhe Malin e Zi, por nuk përmendet asnjë vizitë në Shqipëri.
“Pompeo, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Donald Trump, do të vizitojë në një vizitë diplomatike Malin e Zi pasi të largohet nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e DASH.