Në Shqipëri, arsimimi nuk redukton mundësinë e papunësisë

Ka një parim që sa më i përgatitur dhe i arsimuar të jesh, aq më i kërkuar je nga tregu i punës, dhe kjo e lehtëson procesin e punësimit. Rrjedhimisht, sa më i lartë të jetë niveli arsimor, aq më e ulët është papunësia.

Kjo është e vërtetë për Bashkimin Europian por nuk është rasti i Shqipërisë.

Sipas të dhënave të Eurostat, shkalla e papunësisë për personat që kanë një nivel arsimor të ulët në 2018-ën ishte 12.5% dhe 3.9% për ata me arsim të lartë (pas shkollës së mesme), në Shqipëri sipas INSTAT për personat me arsim të lartë, pati një rritje të shkallës së papunësisë me 0.3%.

Në vitet 2013-2018, shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-64 vjeç vazhdon të jetë më e lartë për personat me arsim të mesëm, 14.3 %. Ky nivel ndiqet, me një hendek të pakonsiderueshëm nga ata me arsim të lartë, 14.0 %, çfarë, në mënyrë indirekte, vë në pikëpyetje edhe vlerën e arsimimit.

Gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim 8/9 vjeçar me 2.4% dhe për personat me arsim të mesëm me 1.2%.

Hendeku i shkallës së papunësisë për arsimin e mesëm dhe të lartë në BE është zgjeruar nga 2002 në 2018, nga 5.8% në 8.6% .

Mes vendeve anëtare të BE-së, hendeku ishte veçanërisht i theksuar në vitin 2018 në Sllovaki (24.8%), Lituania (16.4%) dhe Letoni (13.3%), ndërsa hendeku ishte më i ngushti në Qipro dhe Portugali (të dyja 2.2 %)./ Si

Back to top button
LAJMET E FUNDIT