Nga fitorja ndaj kampionëve të Europës tek mbulimi me para nga Fatos Nano, 15 vite nga suksesi kundër Greqisë

Si sot 15 vite më parë, më 4 shtator të vitit 2004, në Tiranë do të zbarkonte ekipi kampion i Europës, Greqia.

“Helenët” pas një super suksesi historik duke fituar për herë të parë kampionatit Europianin ndaj Portugalisë, do të zhvillonin në “Qemal Stafa” ndeshjen e tyre të parë zyratre për kualifikueset e kampionatit Botëror 2006, kundër kuqezinjve.

Ekipi grek vinte në vendin tonë si favorit kryesore për të marrë tre pikët, por ai takim u kthye në “ferr” për ta – pasi u hasën në një stadium tē mbushur plot e përplot ku mbizotëronte vetëm ngjyra kuqezi dhe për t’ia lënë më pas spektaklin fushës së lojës – ku edhe aty ata qe dominuan ishin djemtë kuqezi.

Një fitore dhe një emocion i jashtëzakonshëm i cili nuk do të harrohet asnjëherë, i vulosur nga dy golat fantastik të Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt.

Gëzimi zgjati deri në orët e para të mëngjesit, por ky sukses nuk u festua vetëm në Tiranë, por në çdo vend të botës ku kishte shqiptarë.

Megjithatë, ky sukses do të ishte tragjik për një tifoz shqiptar, Gramoz Palushi, i cili gjatë festimeve në Greqi u sulmua me thikë nga disa tifozë grek duke humbur jetën.

Në atë vit kryeministër i Shqipërisë ishte Fatos Nano, i cili e ndoqi nga tribuna VIP e “Qemal Stafës” e ndoqi nga afër këtë përballje dhe pas ndeshjes i dha një premio të madhe të gjithë skuadrës.

Plot 500 mijë euro ishte shifra qe kryeministri Nano akordoi si shpërblim për atë fitore ekipin kombëtar.

Sot bëhen plot 15 vite nga ai sukses dhe shumë prej futbollisteve të atij suksesi e kanë kujtuar atë fitore përmes disa fotove të shpërndara në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në këtë periudhë ekipi kombëtar është duke u përgatitur për sfidat eleminatore të Europianin që do të ketë më 7 shtator ndaj Francës dhe më 10 shtator kundër Islandës.

Sot një nga protaginistët e suksesit ndaj Greqisë, Edvin Murati, në një prononcim ekskluziv për Gazetën TemA, foli për këto dy sfida.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë pasi do të përballet me dy kunërshtarë shumë të fortë.

Edi Reja është një trajner me shumë eksperiencë. Afrimi i tij është diçka pozitive për ne. Unë mendoj se do ishte mirë të provonim elemente të ri në skuadër”, u shpreh Edvin Murati. (Fatjon Baze- TemA)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT