Ngatërrimi i himnit të Shqipërisë: UEFA merr vendim befasues ndaj Francës

Shtëpia e futbollit europian, UEFA, nuk ka vendosur që të marrë masa ndaj Francës, shkaku i ngatërrimit të himnit të Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.
Franca dhe Shqipëria u takuan më 7 shtator në ‘Stade de France’ për zhvillimin e ndeshjes së Grupit H, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikime në ‘Euro 2020’ dhe e fituar nga ‘Gjelat’ me rezultatin 4-1.
Por, kjo ndeshje ishte shtyerë për disa minuta. Kjo pasi që futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kishin refuzuar të fillonin lojën, pa ekzekutimin e himnit kombëtar. Nikoqirët kishin ngatërruar himnin e Shqipërisë me atë të Armenisë dhe kjo kishte bërë që ‘kuqezinjtë’ të refuzonin fillimin e ndeshjes, derisa gabimi u përmirësua.
Përkundër se u raportua se pritej nga UEFA një dënim me gjobë prej 100 mijë eurove ndaj francezëve, kjo nuk ka ndodhur.

UEFA ka dënuar me nga një ndeshje pa tifozë Hungarinë, Rumaninë dhe Sllovakinë. Tifozë të këtyre kombëtareve bën thirrje e kore raciste gjatë ndeshjeve eliminatore të shtatorit dhe institucioni drejtues i futbollit europian mori vendimin për mbylljen e stadiumeve.