Ngjela: Opozita do rrëmujë pa motive, nuk i do populli se nëse do i donte do ishin 400 mijë veta në shesh

Spartak Ngjela nuk i kurseu kritikat për aksionin e opozitës.

Ai shtoi se protestat e PD-LSI nuk kanë qenë efektive dhe s’kanë pasur mbështetje.

“Protestë do të thotë masë kompakte njerëzish. Me 2000 nuk përfaqëson asgjë.

Këta s’kanë numër, bëjnë zhurmë Ata nuk i do populli, nëse do i donte do ishin 400 mijë veta në shesh, po nuk ishin”, tha Ngjela për Top Channel.

Sipas Ngjelës mospjesëmarrja e shumtë e qytetarëve tregon edhe mos rrëzimin e qeverisë, pasi sipas tij një mbështetje e madhe e popullit në protesta deri më tani do e kishte rrëzuar qeverinë.

“Ku i kanë këta 80 përqind të popullit me vete? Pamjet i kanë treguar të gjitha. Nuk ka njerëz”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT