“Njeriu harron prindin që ia vret, por jo pronën që ia merr? Makiaveli duhet të studionte rastin shqiptar”

Shenasi Rama, një prej drejtuesve kryesorë të lëvizjes së dhjetorit të 90 që jeton në SHBA thotë se lëmshin me pronat në Shqipëri nuk e zgjidh dot as Machiavelli.
Rama, profesor në New York University dhe “Doktor i Shkencave Politike” ironizon situatën me pronat por edhe sjelljen kundrejt problematikës së tyre.
Postimi i tij:
“Machiavelli ka thane se ma mire asht me i vra dikujt baben se sa me ia preke pronen sepse njeriu harron prindin qe ia vret por jo pronen qe ia merr.
Mirepo kushdo qe don me u marre me shqiptaret duhet me u kujtue se ne ate vend te bekuar, e paksa te luejtun mendsh kolektivisht, ka pronare te vjeter, ish-pronare, pronare te rinj, pronare me lligjin 7501, pronare me toka te zanme, pronare pa prona, pronare privatizimesh, pronare me letra nderkombetare apo Strasburgu, pronare imagjinare, pra shtate pale pronare per nje pic vend…
Dhe me e bukura te gjithe hane e pine cka ka, bejne krushqi me njeri tjetrin si munden, martohen e shtohen si macet, ankohen e shkojne ne gjykata duke u garramuar si dreqnit, dhe pastaj i fusin nje dasem, nje ziafet apo nje banket dhe, askush, po askush nuk e vret mendjen. Mjafton te kendoje ajo qe nuk po ia them emrin…
Shkurt, Machiavelli nuk ka dite gja…. duhet me ba nje studim per kete pune….”