Palmer: Këto janë tre qëllimet kryesore të SHBA për rajonin

Në deklaratën e tij gjatë Forumit të Bledit në Slloveni, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin, Matthew Palmer ka bërë publike edhe tre qëllimet kryesore të SHBA në rajon.

Në Forumin  me Temë ’Ballkani Perëndimor – Evropianizimi, Demokratizimi,  Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara synojnë të “konkurrojnë në nivelin e një ndikimi pozitiv në rajon dhe ta përdorin atë ndikim për të lehtësuar integrimin evropian dhe euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.  Ai, gjithashtu, shtoi se ai dëshironte të “ishte i pranishëm dhe të mbështesë përpjekjet e rajonit në arritjen e qëllimeve të tyre”.

Në fjalën e Palmer u bënë të qarta edhe objektivat kryesore të SHBA për Ballkanin.

Synimi fillestar ishte mundësimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që, sipas tij, “në kushtet ideale në tetor”.

Një tjetër prioritet ishte mundësimi i dialogut Serbi- Kosovë dhe gjetja e zgjidhjeve për problematikat kryesore.

Dhe objektivi tjetër u  njoftua të ishte kthimi në një shtet funksional i Bosnje Herzegovinës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT