Pasuria e rrallë nën Ohër

Një pasuri e rrallë ndodhet nën liqenin që Shqipëria dhe Maqedonia ndajnë së bashku, ndërkohë që shumë pak prej nesh mund ta kenë ditur.
Në Maqedoninë Veriore, në qytetin e Ohrit, dy familje kanë ruajtur sekretin e qytetit ndër breza. Nga liqeni më i madh në Europë kanë dal perlat e Ohrit, të cilat janë veshur edhe nga persona të njohur si Mbretëresha Elizabeth apo Princesh Diana.
Tradita për procedurën e rregullimit të perlave vazhdon të mbetet e famshme dhe sekrete, ndërsa pronarët e këtij biznesi betohen se do ta marrin me vete.
Ata tregojnë se si ky biznes nisi nga një rus i ardhur në Maqedoni, i cili bashkëpunoi me baballarët e tyre, të cilët kishin qenë argjendarë dhe u tregoi sekretin e përpunimit të perlave dhe se si ata mund të përdornin perlën e njohur të Ohrit.
Ata kanë treguar për BBC, procedurën e lustrimit të perlave dhe një pjesë të procesit në të cilin kalojnë deri sa të jenë gati për të dal në vitrinë, ndërkohë që kanë folur edhe për tentativat e shumta që kanë patur biznesmenë, fabrika apo argjendari për të blerë sekretin për përpunimin e perlës.
Por sipas tyre ky është një “amanet” dhe kurrsesi nuk mund ta shesin apo t’ia japin dikujt tjetër. Ndërkaq, kanë treguar se ky është një produkt komplet organik dhe i marrë nga guaskat e liqenit.