Për ata që duan të shkojnë në Theth, FSHZH: Rruga bllokohet nga 1 tetori deri më 30 nëntor

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se do të kufizohet për dy muaj qarkullimi i mjeteve në rrugën Qafë Thore – Theth, 16 kilometra.

Referuar njoftimit zyrtar, kufizimi i qarkullimit të mjeteve në këtë aks do të bëhet gjatë periudhës 1 tetor deri në 30 nëntor 2019 në kilometrin e dytë, për shkak të vështirësisë së terrenit.

Konkretisht qarkullimi do të bllokohet nga ora 08:00 – 12:00 dhe nga ora 14:00 – 18:00.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT