Politika përkujton sot Azem Hajdarin, 21 vite nga vrasja e tij

Në 12 shtator të vitit 1998, u vra në Tiranë deputeti 35-vjeçar Azem Hajdari, i cili njihet si heroi i Demokracisë. Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, po ashtu njihet si themeluesi i pluralizmit politik në vendin tonë.

Sot në nderim të tij shumë figura politike do të mblidhen për t’i bërë nderimet. Kështu në orën 9:00, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Kuvendi do të organizojë homazhe në varrin e ish deputetit Azem Hajdari, (Varrezat e Dëshmorëve) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare. Ndërsa në orën 09:15 do të jetë Presidenti Meta që do të vendosi një kurorë me lule tek memoriali i Azem Hajdarit.

10:00 ceremonia përkujtimore pranë memorialit.

10:30 – Deklaratë e Kryetarit Basha për mediat në përfundim të ceremonisë.

10:45 – varrezat e dëshmorëve.

11:15 – 12.00 vizitë në familje.

Azem Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT