Pse dështuan negociatat me turqit, për Aeroportin e Vlorës?

Nga qyteti i Vlorës ku prezantoi projektin e ri të aeroportit të Vlorës, kryeministri Edi Rama foli edhe për dështimin e negociatave me konsorciumin turk, që kërkoi fillimisht ndërtimin e veprës.
“U përpoqëm të arrinim një marrëveshje me konsorciumin, dhe pas një negociate shumë të gjatë arritëm në konkuluzioin se nuk kishim pika afrimiteti për të nënshkaruar një marrëveshje.
Kërkesat e kompanisë për garancitë që kërkonte nga shteti ishin përtej mundësive tona.
E gjitha kjo ndodhte në një kontekst kur Vlora ende nuk e kishte marrë imazhin që ka sot”, tha Rama.
Sipas Ramës, ka interesim të lartë nga kompani ndërkombëtare për garën për aeroportin e Vlorës, por ende nuk është përcaktuar fituesi.
Më herët, ai është shprehur:
“Po studiojmë paralelisht dy opsione, ose qysh në fazën e ndërtimit me një kompani serioze ndërkombëtare ose do ta ndërtojmë vetë, me buxhetin e infrastrukturës dhe pastaj do të përzgjedhim operatorin ndërkombëtar.
Sepse s’kemi më kohë për të humbur dhe në pranverë duam të hapim kantierin.”
Në prill të këtij viti Ministria e infrastrukturës konfirmoi zyrtarisht dështimin e negociatave me kompanitë turke, por deklaroi se projekti do të vazhdojë dhe Qeveria do të hapë tender ndërkombëtar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.